Lajme
Ish-guvernatori flet për anën e errët të Hashim Thaçit
Ish-guvernatori i Kosovës, Hashim Rexhepi nuk e kishte “dëgjuar” presidentin Hashim Thaçi atëherë kur ishte kryeministër dhe kishte përfunduar në burg. Ai folë hapur për ndikimin e PDK-së në BQK

Ish guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, disa vjet pasi ishte linçuar si “hajn” i ka qelë letrat duke treguar se fundi i tij në menaxhimin e bankës qëndrore ka nisur pasi ai nuk e ka dëgjuar ish-kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi, tashmë president i Kosovës. Rexhepi që u shpall i pafajshëm nga gjykata thotë se tek ai janë munduar të ndikojnë nga Thaçi deri tek njerëzit e fuqishëm të ish UÇK-së.
Gazeta “Fjala” artikullin për anën e errët të Hashim Thaçi e nis me një rast konkret, që ka treguar ish guvernatori.
Arie (Ariel Raubvogel) po e priste në një hotel në Londër guvernatorin e atëhershëm të Bankës Qendrore të Kosovës për t’i dhënë një mesazh nga ish-kryeministri, Hashim Thaçi, tani President i Kosovës.
“Të gjithë do të ndahemi të kënaqur, më tha, po ti investoja paratë e buxhetit të shtetit në bankat që i propozonte këshilltari i atëhershëm në emër të ish-kryeministrit Hashim Thaçi”, rrëfen për herë të parë Hashim Rexhepi në detaje, për takimin që thotë se ia pa sherrin.
Arie i kishte rekomanduar Rexhepit disa banka në Angli ku duhej investuar mbi 1 miliard euro me të cilat menaxhonte BQK-ja.
Ish-guvernatori tregon për ndërhyrjet direkte në punën e BQK-së, nga njerëzit e partisë në pushtet, PDK-së së Hashim Thaçit. Që nga presidenti aktual Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij të afërt, e deri tek ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Azem Syla.
Sipas tij, ata kanë gjithçka nën kontroll dhe vendosin se çfarë duhet bërë me paratë e taksave, e pensioneve të qytetarëve dhe kush duhet të përfitoj nga investimi i tyre. Në pothuajse të gjitha këto raste përmendet si akter kryesor edhe ish ministri i Financave të Kosovës Ahmet Shala dhe Besim Beqaj, atëherë Kryesues i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Shala madje del të jetë iniciator i takimit në Londër mes Rexhepit dhe këshilltarit izraelit të Hashim Thaçit, në vitin 2010 pak ditë para se Rexhepi të arrestohej.
“Ministri Ahmet Shala dhe unë merrnim pjesë në konferencën vjetore të EBRD-se në Londër. Ditën e parë të punimeve të konferencës ministri më thotë se nesër në mbrëmje do ta kemi një takim me disa investitorë dhe mos planifiko asgjë në agjendë”, rrëfen Rexhepi.
Të nesërmen thotë se doli para hotelit në kohën e caktuar duke pritur ministrin Shala për në takim.
“Vjen ministri disi me nxitim dhe më thotë se i ka dalë një punë urgjente dhe të shkoi unë në atë takim. E morra adresën e vendit ku duhet të mbahej takimi. Për habi kur arrita te hoteli ku duhej të mbahej takimi, me del përpara këshilltari i kryeministrit, izraeliti Ari. Pasi u përshëndetëm e pyeta se ku janë investitorët, ai buzëqeshi dhe tha se do e kem takimin me të”, tregon Rexhepi.
Këtu gjithçka, sipas tij, ishte e planifikuar në prapaskenë.
“Pasi morëm nga një pije, ai filloi bisedën. Me tha se Banka Qendrore menaxhon me mbi 1 miliard euro, dhe do të ishte mirë që t’i investoni në bankat që t’i propozoi unë, duke bërë me shenjë se të gjithë do të ndahemi të kënaqur, në kuptim të përfitimeve materiale”, tha ai.
Rexhepi thotë ta ketë mohuar këtë ofertë duke i thënë që ta harronte se kanë biseduar për një gjë të tillë.
“Ligji është i qartë, mjetet i investon komisioni i BQK-së, për menaxhimin e aseteve dhe mjetet i investojmë vetëm në vendet dhe bankat e rejtuara me tre A, se banka qendrore ka përgjegjësi për menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve publike me te cilat menaxhon”.
Një javë më vonë kryeministri kishte organizuar një takim në zyrën e tij rreth investimit të mjeteve të Trustit.
“Në takim ishin Kryeministri Hashim Thaçi, zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi, ministri Ahmet Shala, kryetari i bordit të Trustit Besim Beqa, drejtori i Trustit Ardian Zalli dhe unë”, tregon Rexhepi i cili këtë takim e ndërlidh me atë paraprak me këshilltarin e Thaçit në Londër.
Krejt kjo pasi, sipas tij, tani ish kryeministri Thaçi ishte shfaqur i pezmatuar në të pas refuzimit të tij për të miratuar propozimet që kishte dhënë për modelin e investimeve të trustit, për çfarë po diskutohej aty.
Në këtë takim, Rexhepi kishte propozuar që Trusti të investoj edhe në bankat komerciale të Kosovës në pajtim me ligjin, deri ne 5% të mjeteve në një entitet të vetëm, duke arsyetuar se kjo në këtë kohë te krizës globale financiare do të kishte impakt pozitiv dhe do të mundësonte rritjen e kreditimit të bankave.
“Kryeministri në mënyrë cinike e kundërshtoi propozimin tim, duke thënë se këto janë banka private etj., ai filloi te më sulmoi gjëja për keqmenaxhim ne bankë etj. Kjo me beri të kuptoi se ky sulm ishte refleksion i refuzimit tim që t’i pranoi kërkesat e këshilltarit të tij Ari”, tregon Rexhepi.
Madje ai tregon një rast konkret të ndikimit të ish kryeministrit Thaçi për vendosjen e njerëzve të tij të afërt në pozita të larta në BQK.
“Kryeministri Hashim Thaçi ka qenë shumë këmbëngulës me kërkesën e tij që zëvendësguvernatorë për mbikëqyrje financiare të zgjedhet Nuredin Krasniqi. Unë e kam kundërshtuar këtë propozim sepse ishte ndesh me ligjin, sepse Krasniqi kishte qenë drejtor i bankës që kishte falimentuar”, thotë më tej Rexhepi.
Ndërkohë, thotë se “njerëzit e tij brenda BQK-së” kishin filluar ta sabotonin punën e tij që nga fillimi. Përmend këtu dy anëtarët e bordit të propozuar nga PDK, Sejdi Rexhepin dhe Mejdi Bektashin, për të cilet thotë se “veç kishin filluar destruktivitetin e tyre në punën e bordit”.
E-Diaspora
-
Spitali i Badenit, ku është vendosur kosovari i plagosur, mbrohet nga policia Të shtunën pati rrëmujë dhe zhurmë në Spitalin Kantonal të Badenit. Dhoma e urgjencës atje ruhej...
-
Aferdita Gashi – Mbi 50 medalje dhe një zemër që sfidon kufijtë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare
-
Nga Shkupi në Holandë: Suksesi i Vigjilenca Abazit në Drejtësinë Evropiane
-
Kori “Siparantum” do të ngjitet në skenën e institucionit prestigjioz të Filarmonisë së Berlinit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Studentë dhe studiues të bashkuar kundër shkurtimeve të Konfederatës Disa shoqata dhe sindikata studentore kanë paraqitur një rezolutë të përbashkët, duke paralajmëruar veprime në nivel...
-
Fillon sezoni më i fortë i polenit në Zvicër
-
Lufthansa heq shitjet në fluturime derisa Swiss vazhdon me to
-
Zvicra me pagat më të larta në botë, Kosova e 80-ta
-
Pro dhe kundër iniciativës për pagën e barabartë në Aargau