Lajme
Ish-kryetari i Gjakovës, akuzohet për keqpërdorim
Pal Lekaj, ish kryetar i Gjakovës dhe dy bashkëpunëtorët e tij, akuzohen se në vitin 2012, kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre më qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër
Nën dyshimin “për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër ish kryetarit të Gjakovës dhe njëherësh deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj dhe dy ish bashkëpunëtorëve të tij. Aktakuza u ngrit pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Të pandehurit akuzohen për veprën penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“I akuzuari i parë, ish – Kryetar i Komunës, Pal Lekaj së bashku me ish-Drejtorin për Buxhet dhe Financa dhe me ish-menaxherin e Prokurimit, po të njëjtës komunë gjatë muajit mars të vitit 2012, në bashkëkryerje duke kontribuar esencialisht në raport me njëri tjetrin, duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre më qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, që ti shkaktojnë dëm Komunës dhe banorëve të saj”, thuhet në aktakuzë.
Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit, për veprën penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.
I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Lekaj. Ai thotë se “në këtë kohë kur Kosova po kalon nëpër sfida të mëdha, e opozitarizmi bashkë me qytetarët e Kosovës është si kurrë më parë kundërshtuese e të këqijave që po i kanosen Kosovës, dalin të tilla lajme denigruese, totalisht të ndikuara nga politika e lidhjeve të shkurtëra”.
“Kjo tregon se kësaj qeverie i është ngushtuar rrethi dhe prandaj tani kanë filluar që në emër të drejtësisë të bëjnë “luftën e shtrigave”. Jam plotësisht i pastër në të gjitha përgjegjësitë që i kam pasur dhe çdo herë kam qenë në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës. Unë nuk kam asgjë zyrtare dhe nuk dua të lëshohem në komentime me tutje, përveç që nuk do të mundet askush të na gjunjëzoj”, thotë Lekaj.
E-Diaspora
-
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike... -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” Reperi i njohur me rrënjë shqiptare Arbër Rama, i njohur me emrin artistik EAZ, ka shprehur... -
Tren përplaset me një veturë në Winterthur -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci












