Gruaja

Ish manekenia shqiptare, tani bankiere, me përplot shpresa në Francë

Në moshën e saj tridhjetvjeçare, Abla duket se tashmë ka përjetuar disa jetë në Shqipëri.

Ajo ka qenë vazhdimisht një profesoreshë e shkencave kompjuterike, manekene, ka mbajtur një sallon bukurie dhe gjithashtu mban një diplomë + 5, të cilën e mori në Francë, në fushën e ekonomisë dhe shkencave kompjuterike. Ajo është gjithashtu nëna e vogëlushit Viskont, 4-vjeçar.

Abla Turku ka lindur në Durrës, një qytet bregdetar me mbi 200.000 banorë, i vendosur jo shumë larg kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.

Babai i saj drejton një restorant të madh peshku dhe nëna e saj një librari. Sapo mori diplomën e saj, ajo shkoi në ekonomi dhe shkenca kompjuterike, duke e parë atë si “punë të së ardhmes”. Ajo mëson të gjitha bazat e kontabilitetit, financave dhe shkencave kompjuterike. Në vitin 2011, hyri në një master për  specializim në “bankat financiare”.

Në të njëjtën kohë, ajo është duke punuar si profesoreshë kompjuteri në një shkollë të mesme, duke siguruar standartin e jetesës.

Por në vitin e fundit të studimit, fati troket në derën e saj, për personin e fotografisë të një prej agjencive më të mëdha të modelimit në vend, AS Angels. Fotografi e kishte vërejtur ate ndërsa po kalonte një kohë relaksuese në pishinë me miqtë e saj.

Pastaj filloi një karrierë si model për reklama, revista dhe gjithashtu si një manekene për sfilatat e modës. Fillimisht, Abla punoi kryesisht në vendin e saj, por shumë shpejt, propozimet erdhën edhe nga jashtë vendit. Ajo pa hezitim vesh ngjyrat e Shqipërisë në podiumet kosovare ose greke. Ky është propozimi përfundimtar i cili, paradoksalisht, do t’i japë fund këtij premtimi fillestar të karrierës. Ablas i sugjerohet të fluturojë në Itali, shkruan “La Depeche”, transmeton Albinfo.ch.

Por prindërit e saj nuk e dëgjojnë për këtë udhëtim.

“Dua të përkushtohem për të mësuar, sepse prindërit nuk duan që unë të bëhem modele. Nuk ishte një punë e zakonshme në atë kohë dhe ata mendonin se nuk ishte premtuese dhe kulturore, prandaj edhe nuk u pranua mirë. Ata më thanë se kisha një universitet të mirë dhe se ishte më mirë të orientohesha në këtë fushë”.

Abla pra vazhdon të mësojë, para se të hapte një sallon bukurie, ku ajo përfitoi nga rrjeti që kishte krijuar gjatë modelimit. Modelet vinin për tu zbukuruar dhe stilizuar, ndërsa bënin edhe foto shooting.

Ajo bëhet shtatzënë dhe vendos t`i përkushtohet plotësisht në amësisë dhe një vit më vonë mbyllë lokalin. Në nëntor të vitit 2015, Abla arriti në Francë si azilkërkuese. “Atëherë nuk mund të punoja, prandaj u bëra vullnetare për njësinë `Secours populaire` e më pas për `Ciné 32`”.

Kjo më mundësoi ta mësoja frengjishten dhe të integrohem”. Sot Abla i ka pranuar letrat dhe kërkon punë, në fushën në të cilën ajo u diplomua, në bankieri.