Lajme

Itali: Gjoba prej 1 mijë eurosh për mosmbajtjen e maskës

Italia ishte një nga vendet më të prekura nga Covid-19, me numër mjaft të lartë të viktimave. Por kohët e fundit ka filluar të marr vetën.

Për të parandaluar një shpërthim të dytë të pandemisë, autoritetet atje kanë vendosur masa mbrojtëse dhe dënime për ata që nuk i respektojnë, shkruan albinfo.ch.

Tri gjobat e para prej 1 000 euro u vunë sot për mospërdorimin e maskës në ambiente të mbyllura, në dyqanet dhe lokale, në zbatim të urdhrit të nënshkruar dje në mbrëmje nga guvernatori i Salernos, Vincenzo De Luca.

Gjobat u vunë në tri dyqane në zonën lindore të qytetit.

Autoritetet nuk përjashtojnë edhe mbylljen e këtyre dyqaneve dhe lokaleve.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Salernos, Vincenzo Napoli, i shoqëruar nga disa patrulla të policisë bashkiake, kreu personalisht inspektime për të konstatuar nëse menaxherët dhe stafi i institucioneve tregtare respektonin dispozitat anti Covid-19.