Lajme
Italia me natalitetin më të ulët në Evropë
Pasiguria si dhe vështirësitë e grave për të harmonizuar jetën e lindjes me atë profesionale janë në pikëpyetje. E lidhur me plakjen e popullsisë, kjo normë në rënie e lindjeve shqetëson qeverinë italiane, shkruan RTS.
Lokaliteti Oristano, në Sardenjë, mban një rekord të trishtë në Itali: 46 lindje për 1000 banorë. Massimiliano Sanna ka shprehur shqetësimin e tij.
“Është një nga qytetet ku jetojmë më mirë, krahina jonë ka një nga cilësitë më të mira të jetës, por për ata mbi 65 vjeç”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Përtej këtij rasti të veçantë, i gjithë vendi është i shqetësuar. Në vitin 2022, në Itali lindën vetëm 393,000 fëmijë. Shkalla e lindshmërisë ka rënë në 1.24 fëmijë për grua, më e ulët se në Zvicër (1.38) dhe se në pjesën tjetër të Evropës (1.5). Sardenja madje renditet në fund të paketës me një normë prej 0,95 lindje për grua.
Alessandra, 38 vjeçe, sapo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo e konsideron veten me fat, sepse do të përfitojë bonusin e bebes. “Rajoni do të japë një ndihmë për nxitjen e lindjeve, 600 euro në muaj, nuk është asgjë”, thotë ajo për RTS.
Në maternitet, shoqja e saj e dhomës, Eleonora, sapo ka lindur fëmijën e dytë. Në Sardenjë, ajo konsiderohet e jashtëzakonshme, sepse, duke zgjedhur të ketë disa fëmijë, kërkimet e saj të reja për punë do të jenë problematike. “Në intervistat për punë na kërkohet dhe është penalizuese në disa raste”, ka treguar ajo.
Këtë vit, në maternitetin e Oristanos lindën vetëm 180 foshnja. Për stafin e spitalit, këto gra janë nëna të guximshme, thotë shefja e departamentit të gjinekologji-obstetrikës, Francesca Campus. “Janë heroina! Kur i vizitoj u them: me këtë bebe i keni bërë një dhuratë vetes, por mbi të gjitha shoqërisë”.
Këtu fëmijët janë krijesa të rrezikuara. Për të ndihmuar familjet, çerdhja lokale tani do të jetë e hapur deri në orën 16:30. Një revolucion i vogël, sipas sindikatës të Oristanos: “Për të qenë në gjendje të kujdesen për fëmijët e tyre, nënat shpesh duhet të heqin dorë nga puna”, shkruan RTS.
Pasiguria e punës është shkaku kryesor i rënies së natalitetit, megjithatë nuk ka qenë gjithmonë kështu, shpjegon një banor i ishullit. Më parë, shumë familje kishin 6, 7 apo edhe 10 fëmijë, përcjell albinfo.ch.
Fluksi i emigrantëve në Itali mund të zgjidhë problemet që lidhen me natalitetin, veçanërisht mungesën e fuqisë punëtore. Megjithatë, restauratori i “Riva Nord” në Torregrande ankohet se nuk ka gjetur staf për lokalin e tij, për shërbimin në dhomën e ngrënies dhe në kuzhinë. “Unë nuk kam marrë asnjë aplikim për migrantë, kështu që nuk di çfarë të mendoj”, shprehu shqetësimin e tij.
Për të frenuar plakjen e popullsisë, qeveria italiane konsideron se mirëpritja e emigrantëve nuk është zgjidhja. Por, dëshiron të inkurajojë familjet që të riprodhojnë. Objektivi deri në vitin 2030: 500,000 bebe në vit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës












