Lajme
Izrael: Doza e katërt e vaksinës për qytetarët mbi 60 vjeç
Izraeli do t’u ofrojë qytetarëve dozën e katërt të vaksinës anti-COVID. Të parët që do e marrin janë personat mbi 60 vjeç.
Një panel ekspertësh rekomandoi dozën e katërt, një vendim që u mirëprit nga kryeministri Naftali Bennett.
Vendimi vjen pas shfaqjes së rritjes së të infektuarve me variantin Omicron në këtë shtet.
Nga ana tjetër, kreu i zyrës evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, u bëri thirrje njerëzve që të marrin një dozë përforcuese, duke deklaruar se ishte mbrojtja e vetme më e rëndësishme kundër variantit më të transmetueshëm, Omicron.
Kluge paralajmëroi se infeksionet me COVID-19 janë tashmë 40% më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Varianti Omicron tashmë është zbuluar në të paktën 38 shtete anëtare në rajon.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













