Lajme
Ja pse duhet të pimë një gotë qumësht çdo mëngjes
A duhet të pimë qumësht në mëngjes? Kjo është një nga pyetjet më të mëdha që ka shqetësuar dhe përplasur për shumë kohë shkencëtarët me njëri-tjetrin.
Por përfundimi del se një gotë qumësht çdo mëngjes i bën mirë organizmit tonë.
Ja të mirat që na sjell një gotë qumësht çdo mëngjes:
Proteinat
Nëse dëshironi të merrni më shumë proteinë në mëngjes, atëherë qumështi duhet pirë gjatë këtij vakti të rëndësishëm.
Përveç proteinës qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina.
Aktiviteti fizik
Sipas të dhënave të AgroËeb.org, nëse preferoni të kryeni aktivitet fizik në mëngjes, atëherë qumështin duhet ta pini gjatë këtij vakti për të furnizuar organizmin me proteina dhe kalçium.
Kockat dhe muskujt kanë nevojë për kalcium dhe proteina për t’u rritur dhe zhvilluar.
Nepsi
Nëse dëshironi të jeni të ngopur për më gjatë, mëngjesi është koha më e mirë për të pirë qumësht.
Megjithatë nëse qumështi ju shkakton fryrje atëherë pijeni në mbrëmje.
Pagjumësia
Nëse keni probleme me gjumin, atëherë AgroËeb.org ju këshillon që në mbrëmje të pini një gotë me qumësht të ngrohtë.
Qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë.
Çlodhja
Nëse ndiheni të lodhur, atëherë duhet të pini qumësht në mbrëmje.
Qumështi përmban amino acide që e ndihmojnë trurin të çlirojë serotoninë.
Qumështi gjithashtu ju ndihmon të qetësoheni.
Tretja
Për një tretje më të mirë zgjidhni të pini qumësht të ngrohtë dhe jo të ftohtë.
Sigurohuni që të mos abuzoni me konsumin e qumështit, sepse nëse e teproni, do të dëmtoni shëndetin.
Sasia e mjaftueshme e qumështit është 150-200 ml në ditë.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji












