Lajme
Jahjaga pritet nga Havel dhe rithekson se Kosova është e pandashme
Ish-presidenti çek Vaclav Havel vlerësoi punën e presidentes Jahjaga dhe tha se vazhdon të jetë përkrahës i proceseve integruese të Kosovës
Presidentja Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me ish- presidentin e Republikës së Çekisë, Vaclav Havel, në kuadër të Konferencës “Demokracia dhe Sundimi i Ligjit” të organizuar nga Forumi 2000, që drejtohet nga zotëri Havel.
Ish- presidenti çek Vaclav Havel e vlerësoi punën e presidentes Jahjaga në udhëheqjen e shtetit të Kosovës dhe ka thënë se ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahës i proceseve integruese të Kosovës, bën të ditur Presidenca.
Ai ka shfaqë interesimin e tij për zhvillimet në Kosovë dhe për rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.
Kurse presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka falënderuar ish- presidentin çek Havel për mbështetjen e tij dhënë Kosovës në të gjitha periudhat dhe tha se përkrahja e Republikës së Cekisë për Kosovën ka një rëndësi të veçantë.
Jahjaga ka theksuar se për Kosovën është e nevojshme vendosja e marrëdhënies kontraktuale me BE-në, që do të ndihmonte përshpejtimin e reformave të brendshme, zhvillimin më të shpejtë ekonomik dhe do të hapte perspektivën e qartë për vendin, thuhet në njoftim.
Ajo ka thënë se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht në tërësinë e saj tokësore dhe tha se ndarja, shkëmbimi i territoreve, ri aranzhimet e brendshme territoriale, ose Ahtisaari Plus janë të papranueshme.
Në këtë rast, presidentja Jahjaga tha se Propozimi Gjithëpërfshirës i Presidentit Ahtisaari ofron vetëqeverisjen optimale për serbët në Kosovë pa marrë parasysh se në cilën komune të Kosovës jetojnë.
E-Diaspora
-
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta












