Maqedonia
Maqedoni: Nga java e ardhshme pritet lehtësim i masave kufizuese
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se javën e ardhshme do të ketë lehtësime shtesë të masave kufizuese nëse kështu vazhdon trendi.
Krahas shkurtimit të orës policore dhe lejes që kafenetë të punojnë deri në ora 22:30, tek autoritetet kanë arritur kërkesa për hapjen e sallave për ushtrime dhe shtimit të numrit të fëmijëve në çerdhe, por ministri Filipçe njoftoi se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse konsideron se është ende herët për një gjë të tillë.
“Ka rekomandim për karantinë 14 ditore për të gjithë udhëtarët që vinë nga India dhe Brazili, për shkak se atje ka valë të madhe dhe duhet të shohim nëse ai lloj i virusi ka karakteristika më të ndryshme nga ku që ishte tani, ose lloji britanik”, tha Filipçe.
Ai bëri të ditur se repartet spitalore po i kthehen në punë normale, siç është Reparti i Urologjisë, Kirurgjisë plastike si dhe Klinika e Kardiokirurgjisë.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh














