Koronavirusi: çast pas çasti
Jepet drita e gjelbër: Vaksina edhe për fëmijët
Agjencinë Evropiane e Barnave (EMA) ka dhënë miratimin për përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit te fëmijët e moshës 12 deri 15-vjeç
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se ka filluar vlerësimin e kërkesës së Pfizer dhe BioNTech për të aplikuar vaksinën e tyre te fëmijët e moshës 12 deri 15-vjeç.
Bëhet fjalë për zgjatjen e miratimit për përdorimin e vaksinës së tyre dhe EMA do të vlerësojë të dhënat e paraqitura nga Pfizer dhe BioNTech nën procedurën e përshpejtuar dhe pritet që ajo të marrë një vendim në qershor, përveç nëse nevojiten informacione shtesë, tha agjencia në një deklaratë, transmeton AP.
Pfizer dhe BioNTech konfirmuan të premten se ata kanë paraqitur një kërkesë në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) për të zgjatur përdorimin e vaksinës së tyre kundër koronavirusit te fëmijët e moshës 12 deri 15-vjeç, dhe në fillim të këtij muaji ata paraqitën një kërkesë të ngjashme tek autoriteti rregullator shëndetësor i SHBA-së për vaksinën e tyre, e cila tashmë është aprovuar për përdorim te njerëzit mbi 16-vjeç si në SHBA ashtu edhe në Bashkimin Evropian, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Kërkesa e tyre bazohet në rezultatet pozitive nga një studim klinik në fazën e vonë që përfshiu 2.260 pjesëmarrës të moshës 12 deri 15-vjeç, thanë kompanitë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër Në kopshtin e fëmijëve në shkollën Vignettaz në Freiburg, nëntë fëmijë ulen në një rreth dhe...
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?