Lajme
Ka rënë eksporti në Shqipëri
Në dy muajt e parë eksportet shqiptare në tregjet e huaja ishin mbi 20 për qind më të ulëta sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2011
Të dhënat më të fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave i Shqipërisë tregojnë një ngadalësim të fortë të eksporteve, duke paralajmëruar një fillim viti të vështirë për ekonominë.
Sipas INSTAT-it, në dy muajt e parë eksportet e biznesit shqiptar në tregjet e huaja ishin mbi 20 për qind më të ulëta sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2011. E konvertuar në vlerë, kjo do të thotë se në janar-shkurt Shqipëria eksportoi 73 milionë dollarë më pak se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke përkeqësuar bilancin tregtar të vendit, raporton Top Channel.
Rënia ka ardhur kryesisht në eksportet e dy grupeve, atij të mineraleve, lëndë djegëse dhe energjisë elektrike, si dhe grupit të materialeve të ndërtimit dhe metaleve. Pjesa dërrmuese e tkurrjes së eksporteve ka ardhur në muajin shkurt dhe mund të jetë e lidhur me motin e keq, i cili goditi flukset e tregtisë duke mbyllur rrugët e qarkullimit të mallrave. Por shifrat tregojnë se eksportet kanë rënë edhe gjatë janarit, kur stuhitë e borës që paralizuan gjithë Evropën nuk kishin nisur ende.
Dy vitet e fundit eksportet kanë mbajtur gjallë rritjen ekonomike të vendit, duke kompensuar rënien e konsumit të brendshëm dhe tkurrjen e shpenzimeve të Qeverisë.Në këto kushte ngadalësimi i tyre është një sinjal i fortë paralajmërimi se ekonomia mund të përballet me një vit të vështirë. Kjo pasi Qeveria është e detyruar të vazhdojë të mbajë shpenzimet e ulëta dhe konsumi i qytetarëve ende nuk po jep shenja rigjallërimi./ tch&albinfo/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rishikon neutralitetin: A ndalohet fluturimi ushtarak amerikan dhe eksporti i armëve? Pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Këshilli Federal i Zvicrës po shqyrton nëse... -
Ipeshkvijtë zviceranë ruajnë testet psikologjike për parandalimin e abuzimeve -
Studimi në Vaud: Shumë ushqim dhe plastikë përfundojnë në mbeturinat e zakonshme -
Ulje e lehtë e pezullimeve të patentave në Zvicër, përveç tek të rinjtë -
Fluturimi i parë special sjell në Zvicër 211 qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme












