Kosova
Kamberi flet për protestën në Preshevë: Mesazh për Beogradin!
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë ka folur për protestën e mbajtur të hënën në Preshevë kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.
Ai tha për RTK-në se qëllimi i kësaj proteste është që Beogradi zyrtar të detyrohet të zbatojë marrëveshjet e arritura më parë, të nënshkruara nga vetë ata, përcjell Albinfo.ch.
Kamberi tha se ka pasur një plan të hartuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, bashkë me OSBE-në, ku parashihej afatizimi i integrimit të shqiptarëve të Luginës, duke shtuar se kaluan disa vjet dhe ende nuk është zbatuar ai plan.
“Më 2022, Këshilli Kombëtar Shqiptar kishte nisur një nismë bashkë me OSBE-në për të hartuar një plan aksionar, në të cilin përcaktohen datat dhe afatet e integrimit të shqiptarëve të Luginës dhe, ja, tani jemi në vitin 2024 dhe akoma ia plan nuk ka filluar”, deklaroi Kamberi.
Ai më tej theksoi se kjo protestë qytetare ka për qëllim që, krahas angazhimit tonë politik e institucional, të përdoret edhe ky mekanizëm në mënyrë që Beogradi zyrtar të obligohet të përmbushë detyrimet e veta.
Kamberi, mes tjerash, ka folur edhe për pasivizimin e adresave të shqiptarëve të asaj ane që, sipas tij, ky është një mekanizëm i Serbisë për shpopullzimin e shqiptarëve nga ato vise të banuar me shqiptarë, derisa përmendi një varg pikash të marrëveshjeve me shtetin serb, të cilat ende nuk janë përmbushur, ndër të tjera mosnjohja e diplomave etj./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarja, një pianiste dhe pedagoge e shquar e pianos në Bernë Eni Dibra Hoffmann ka lindur në një familje të shquar artistësh, me një trashëgimi të pasur...
-
Stilistja shqiptare Nensi Dojaka bashkëpunon me Calvin Klein
-
Kryetarja e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut pret ambasadorin Latifi
-
Swissalbs, tani edhe në Bernë: E nis me një debat mbi politikat e banimit
-
Edicioni i pestë, një dëshmi e qartë për rritjen e festivalit “Kino Kosova”
Jeta në Zvicër
-
Kjo linjë ajrore e Zvicrës pezulloi përsëri fluturimet për në Tel Aviv Pas rifillimit të shërbimit të pezulluar për në Tel Aviv më 5 shtator, linja ajrore ka...
-
Pronarët e shtëpive në këtë kanton do të paguajnë taksa dukshëm më të larta në pronë
-
Këshilli i Shteteve nuk dëshiron që Zvicra t’i bashkohet paktit të OKB-së për migracionin
-
Shqiptarja, një pianiste dhe pedagoge e shquar e pianos në Bernë
-
Kryetarja e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut pret ambasadorin Latifi