Lajme

Kancelari gjerman, bisedë njëorëshe me Putin-in

Ndalo menjëherë pushtimin

Bëhet e ditur se kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe i ka kërkuar atij që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, tha një zëdhënës i Qeverisë gjermane.

Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putin që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvillohen luftime.

Gjatë bisedës njëorëshe, liderët ranë dakord që së shpejti të zhvillojnë bisedime të mëtejshme, shtoi zëdhënësi.