Lajme

Donin ta varrosnin në Kosovë, kapen shqiptarët në portin e Barit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në portin e Barit në Itali mes shqiptarëve.

Në një nga makinat që do të vendosej në traget, ishte trupi i një njeriu, që ishte vendosur në mjet sikur të ishte ndonjë mall. Trupi i tij i pajetë ishte llogaritur që të bënte linjën nga Bari drejt Shqipërisë, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Shqiptarët nga Kosova që kishin marrë trupin e pajetë nga Italia, po tentonin që ta dërgonin trupin e njeriut që kishte ndërruar jetë për në Kosovë, ku dhe do ta varrosnin.

Duke injoruar çdo rregull shtetërore, shqiptarët nga Kosova kishin ngarkuar trupin e pajetë në makinë, në një mënyrë të pazakontë. Fatkeqësisht për ta, pas kontrolleve policore, u gjet trupi i pajetë në bagazh të automjetit, teksa mjeti po tentohej të hipte në traget, bashkë me kufomën.

Ndaj dy shqiptarëve nga Kosova që tentuan të ngarkojnë kufomën në tragetin e linjës Bari – Durrës u mor masë administrative. Autoritetet italiane morën masa, dërguan trupin e pajetë të shqiptarit në morg dhe transporti i kufomës do të bëhet konform të gjitha ligjeve e rregullave të shtetit fqinj, shkruan BalkanWeb, përcjell albinfo.ch.