Futboll

Karriera e Blerim Xhemailit te Zvicra

Në përgjithësi, Xhemaili me Zvicrën ka 69 ndeshje dhe dhjetë gola

Blerim Xhemaili të shtunën zyrtarisht njoftoi largimin nga ekipi kombëtar i Zvicrës.

Ai largohet nga Nati pas 13 viteve. Herën e fundit që luajti për Zvicrën ishte ndaj Suedisë në Kampionatin Botëror në Rusi, shkruan albinfo.ch.

Për herë ta parë u ftua ndaj Skocisë më 1 mars 2006, e më pas ishte pjesëmarrës në Botërorin e vitit 2006, edhe pse nuk zhvilloi asnjë ndeshje. Goli i parë erdhi ndaj Islandës nga penalltia në një takim që përfundoi 4:4, më 6 shtator 2013.

Më pas u ftua në Kampionatin Botëror më 2014 nga trajneri Ottmar Hitzfeld. Madje, shënoi nga gjuajtja e lirë në humbjen nga Franca 5:2. Më pas u ftua nga Zvicra edhe në Evropianin e vitit 2016 dhe Botërorin në Rusi.

Në përgjithësi, Xhemaili me Zvicrën ka 69 ndeshje dhe dhjetë gola.

Edhe me klube ka pasur karrierë të ndritur duke luajtur për Zurichun, Bolton Wanderers, Torinon, Parmën, Napoli, Galatasarayn, Genoan, Bolognan, Montreal Impact dhe tani është rikthyer sërish te Bologna.