Kosova
Katër nga 15 të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në Mitrovicë janë në gjendje të rëndë
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 15 persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës të shtunën. 13 prej të lënduarve po marrin trajtim në klinika të ndryshme në QKUK, ndërsa katër prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Katër nga ta, sipas SHSKUK-së, janë operuar në sallat emergjente, kurse “te të tjerët janë kryer ndërhyrje në sallën e vogël të ndërhyrjeve kirurgjike, Shërbimin e Reanimimit dhe atë Kirurgjik, të po kësaj klinike”.
“Katër pacientë janë transferuar për mjekim të mëtejshëm në Mjekimin Intensiv Qendror, meqë kanë gjendje më të rënduar shëndetësore nga djegia”, thuhet në njoftim.
“Dy në Kirurgjinë Abdominale dhe një do të transferohet në Kirurgji Torkale. Stafi mjekësor dhe infermieror i këtyre klinikave do të vazhdojë të ofrojë kujdes dhe mbikëqyrje shëndetësore 24-orëshe për këta pacientë”, thuhet tutje në njoftimin e SHSKUK-së.
Të shtunën rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












