Kosova
Katërfishim i trupave të KFOR-it në Kosovë
Misioni paqëruajtës i NATO-s e ka katërfishuar praninë në veriun e Kosovës dhe përgjatë vijës kufitare.
Pothuajse 1 mijë ushtarë me armatim të rëndë janë dislokuar në veri, si rezultat i ngjarjeve të fundit në atë pjesë.
Kështu thuhet në një përgjigje për Klankosova.tv nga KFOR-i.
KFOR-i thekson se mban një qëndrim fleksibël dhe të shkathët në mbarë Kosovën dhe është i gatshëm t’u përgjigjet të gjithë skenarëve të mundshëm, në përputhje me mandatin e tij nga OKB-ja.
“Misioni ynë mbetet shërbimi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, komandanti ynë është në kontakt të rregullt me të gjithë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e mandatit të OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet tutje në përgjigjen e misionit të NATO-s në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, Serbia kreu agresion ndaj shtetit të Kosovës.
Si rezultat i sulmit terrorist nga një grup serb, i udhëhequr nga Milan Radoiçiq, u vra polici Afrim Bunjaku.
Kjo ngjarje bëri që vende si Britania, Rumania, Kroacia e Shqipëria të dërgojnë trupa shtesë.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












