Integrimi

„Kërçova“ e Zvicrës feston në Cyrih

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • Mjekët nga Kërçova që veprojnë dhe punojnë në Zvicër

  • Ilir Selimi, artist i njohur kërçovar në Francë

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Kërçova e Maqedonisë ka një numër të madh të qytetarëve të saj që me dekada jetojnë në vendet e tjera, kryesisht në Evropë, Amerikë por edhe më gjerë.

Shoqata kulturore „Kërçova“ në Zvicër synon të ruajë lidhjet me qytetin e tyre prej nga migruan.

Me të njëjtin qëllim për të tetën herë me radhë kërçovarët mblidhen bashkë në Cyrih, në takimin e tyre tradicional në Zvicër.

Nikoqiri i këtij organizimi, kryetari i shoqatës „Kërçova“, Begzat Limani, thotë të mos jetë edhe lehtë të organizohen aktivitete të këtilla për 8 vjet me radhë, që sipas tij, kërkojnë shumë mund dhe sakrificë.

albinfo.ch
Kryetari i shoqatës „Kërçova“; Begzad Limani

„Kur puna dhe aktivteti i shoqatës kurorëzohet me një produkt, siç është grupi artistik këtu përpara jush, është krenari e madhe. Besoj se e kuptuam mesazhin e këtyre valltarëve dhe valltareve. Unë do të mundohem shkurtimisht ta shpreh me dy fjalë: Këta djem duan të thonë kështu: „Ne jemi fëmijë të lindur në Zvicër dhe jemi shqiptarë me prejardhje nga Kërçova, kemi gjuhën tonë shqipe dhe traditën tonë shqiptare“, tha në fjalimin e tij para kërçovarëve të mbledhur në diskotekën Rionora 4 në Rümllang, Begzat Limani, duke falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në organizimin e manifestimit të sivjetmë në Zvicër.

Organizimi i mirë, kultivimi i lidhjeve në mes të kërçovarëve të ndodhur në migrim, por dhe mirëqenia e tyre materiale, kanë të gjitha së bashku pjesën e tyre në suksesin e manifestimit tradicional. Por, ka qenë mbi të gjitha angazhimi vetëmohues i shoqatës kulturore „Kërçova” për të mbledhur kërçovarët nga e gjithë Zvicra në këtë manifestim.

Një veprim mjaft simpatik dhe i qëlluar i organizatorëve ishte prezantimi i mjekëve nga Kërçova që veprojnë dhe punojnë në Zvicër.

Ata u ngjitën të gjithë në skenë dhe prezantuan secili punën e tyre, ndërsa në emrin e tyre një fjalë rasti mbajti kardiologu i njohur nga Lucerni që vjen po ashtu nga Kërçova, Florim Cuculi.

Florim Cuculi është munduar të përgjigjet në tri pyetje para bashkëkombësve të mbledhur në Cyrih. Nga jemi, ku jemi dhe nga po shkojmë?

Kardiologu Florim Cuculi
Kardiologu Florim Cuculi

„Gjatë studimeve të mia në Bazel në vtiin 1998 unë isha i vetmi shqiptar. Sot jo vetëm që kemi shumë studentë, por edhe kemi shumë mjekë, avokatë, magjistra. Ky është një fakt që duhet përshëndetur dhe duhet përkrahur dhe përkrahjen më të madhe e ka familja, ngase nëse nuk mundohet familja, edhe rezultatet mungojnë. Ku jemi? Fëmijët me këto veshje të bukura na tregojnë se ne si shqiptarë edhe dy deri tri gjenerata të mos shkrihemi në këtë vend. Nuk po them të mos integrohemi, por të mos shkrihemi. Edhe unë do ta jap kontributin tim së bashku me kolegët që të mos shkrihemi, por të mbetemi ata që jemi“, tha Cuculi.

E në pyetjen ku shkojmë, kardilogu nga Kërçova beson që kërçovarët janë në rrugë të duhur dhe ka kërkuar nga ata që kanë arritur profesionalisht t’i hapin derën njëri-tjetrit duke ndihmuar njëri-tjetrin.

Enkas nga Franca kishte ardhur edhe Ilir Selimi, artist i njohur kërçovar, i cili ka folur për arritjet e tij në fushën e kulturës.

Pastaj i vjen radha kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili ka falënderuar organizatorët që po nxjerrin në sipërfaqe punën e suksesshme të kërçovarëve në diasporë.

Fatmir Dehari
Kryetari i Komunës së Kercovës, Fatmir Dehari

„Jam në mesin tuaj sërish që t’u shpreh mirënjohjen time për besimin që na keni dhënë, dua t’u  falënderohem për kujdesin që bëni për vendlidjen dhe që në asnjë moment nuk i shkëputeni lidhjet me vendlindjen. Jam këtu për të dhënë llogari vetëm para juve dhe për askënd tjetër, por vetëm para popullit“, tha kryetari Fatmir Dehari, i cili është zgjedhur kryetar i kësaj komune me votat e diasporës.

Ai nuk ka harruar pa përmendur mundin dhe rolin e gjeneratës së parë të kërçovarëve që kanë migruar këtu, e që sipas kryetarit të Komunës, nuk ishte edhe e lehtë për të gjetur vende pune për të siguruar mirëqenien për familjen dhe qytetin e tyre.

„Ata si punëtorë krahu kanë ditur të jenë të kujdesshëm ndaj punës, ndaj sistemit, por para së gjithash kanë ditur të sakrifikohen më së shumti për të gjithë këta breza që vijnë pas dhe për atdheun, qoftë për Shqipërinë, qoft për Kosovën dhe për vendlindjen tonë, Kërçovën“, tha Dehari, duke theksuar faktin se kuadrot kërçovare kudo nëpër botë janë si dëshmi dhe rezulat i përpjekjeve të gjeneretës së parë të mërgimtarëve.

albinfo.ch
albinfo.ch

Manifestimi tradicional ka vazhduar me një program të pasur artistik të përgatitur nga shoqëritë kulturore artistike nga Kërçova.

Këngëtari Korab Shaqiri kishte ardhur enkas nga Kosova për të argëtuar kërçovarët në Cyrih. Nostalgji kanë sjellë edhe këngët e vjetra me instrumente tradicionale popullore të njohura kërçovare.

Manifestimi tradicional që i ngjasonte një dasme të madhe kërçovare do të mbahet mend gjatë. Atmosfera ka vazhduar deri vonë me muzikë dhe valle, të cilës krahas anëtarëve të shoqatave kulturore artistike, i është bashkuar edhe publiku.