Koronavirusi: çast pas çasti
Kërkesë e jashtëzakonshme për miell në Gjermani
Kërkesa për miell është rritur kaq shumë së fundmi në Gjermani, saqë mullinjtë tradicionalë të mbingarkuar nuk i përballojnë dot me kapacitetet e tyre të paketimit.
Në krizën e Coronës është rritur së tepërmi kërkesa për miell në Gjermani. Pakot me miell janë kthyer në një mall shumë të kërkuar në raftet e supermarketeve. Shpeshherë ka ngushtica edhe në furnizime. Sipas Anne-Kristin Barth, nga Shoqata e Sipërmarrjeve të Mullinjve dhe Grurit, mungesa e miellit në supermarkete nuk ka të bëjë me mungesën e grurit. Problemi është se kërkesa është rritur kaq shumë, katër deri në pesë herë më shumë javët e fundit. „Ka për të gjithë, por kapacitetet e paketimit janë të kufizuara”, thotë Barth për epd.
Ka 300 vjet që në qytetin gjerman Hemer mulliri „Sundwiger Mühle” bluan grurin për miell. Por, një kërkesë si në javët e fundit, punonjësit nuk e kanë përjetuar asnjëherë, shkruan agjencia epd, shërbimi evangjelist i shtypit. „Nuk do ta kisha menduar se situata për biznesin tonë do të ndryshonte në mënyrë kaq të shpejtë”, thotë pronari Johannes Alberts. „Kemi shitur gjashtë herë më shumë se në kohë normale”. Megjithëse ka shumë fitime këto kohë, dëshira e Alberts do ishte të shiste më ngadalë, sepse dëshiron edhe t’i këshillojë klientët.
Alberts ka përpunuar 14 tonë grurë në tre javët e shkuara, një shifër disa herë me madhe se ajo normale. E megjithatë klientët qëndrojnë në radhë para dyqanit të tij në Hemer, Sauerland. Mullixhiu thotë se mungesa e miellit vjen për shkak të blerjeve masive. „Një situatë e çmendur. Shumë njerëz blejnë thasë 25 kg me miell për të krijuar rezerva”. Shumë klientë vijnë në drejt e në dyqanin e mullirit, sepse nuk gjejnë në supermarket më miell.
Kapacitetet janë të kufizuara
Edhe Stephan Kill nga Grupi i Mullixhinjve, Roland Mills United në Recklinghausen thotë, se është muaji i dytë që ata po prodhojnë në kufirin e kapaciteteve. Mullinjtë, ku punon ai e kanë rritur prodhimin e paketimeve të miellit për kg nga 150.000 në 250.000 pako në ditë. Grurë ka, por nuk mund t’i përgjigjemi kaq shpejt kërkesës, thotë Kill. Edhe kapaciteti i makinerive është i kufizuar. Ai pret që ngushticat në furnizim të kalojnë shpejt deri në ditët e Pashkëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C














