Kosova
KESCO sqarohet për faturat e larta të energjisë elektrike
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), pas ankesave të qytetarëve, ka thënë se nuk ka pasur rritje të tarifave fundore të energjisë elektrike dhe se rritja e fundit e tyre, rreth 15 për qind në krahasim me të një viti më parë, është vendosur më 1 prill.
“Rritja e vlerës se faturave në këtë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrikë për ngrohje. Konsumimi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kWh në muaj faturohet me tarifë më të lartë, ashtu siç paraqiten në çdo faturë te konsumatorëve. Shih Vendimin e ZRRE-së. Efekti tjetër i rritjes së vlerës së faturës është që vitin e kaluar në të njëjtën periudhë Qeveria e Kosovës ka subvencionuar konsumatorët që kanë kursyer energji elektrike”, thuhet në reagimin e KESCO-s.
Sipas vendimit të ZRRE-së, të cilin e ka sqaruar KESCO, konsumatorët familjarë nëse konsumojnë deri në 800kWh u nënshtrohen dy blloqeve – ditës dhe natën. Gjatë ditës çmimi është 7.79 centë për kWh, ndërsa natën (nga ora 22 deri në 7) rreth 57 për qind më i lirë, pasi llogaritet me 3.34 centë për kWh. Megjithatë, çmimet ndryshojnë për konsum mbi 800 kWh. Nëse një konsumator konsumon 1600 kWh, atëherë pjesa deri në 800 kWh llogaritet me çmimet e lartpërmendura. Ndërsa pjesa e mësipërme llogaritet me 2 tarifa të tjera: ajo e larta gjatë ditës që shkon në 14.45 centë për kWh ose 85.5 për qind më shtrenjtë, dhe ajo e natës 6.81 centë për kWh ose gati 104 për qind më e shtrenjtë se shpenzimi nën 800 kWh.
Dimrin e shkuar Qeveria e Kosovës pati subvencionuar qytetarët që kursenin rrymë në krahasim me një vit më herët.
Pos qytetarëve, për faturat më të larta kanë reaguar edhe nga opozita. Politikanët opozitarë kanë fajësuar Qeverinë Kurti për faturat e larta.
Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë kanë thënë për KOHËN se nuk kanë marrë ankesa nga qytetarët për tarifat e energjisë elektrike, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Zvicër
-
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor,... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë














