Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së: Thellësisht të shqetësuar
Dy muaj pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Këshilli i Sigurimit për herë të parë ka rënë dakord për një deklaratë në lidhje me luftën në Ukrainë, madje edhe Moska dha miratimin e saj.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së, dy muaj pas marshimit të Rusisë në Ukrainë, ka rënë dakord për herë të parë në një pozicionim të përbashkët në lidhje me luftën. Instanca më e lartë e OKB-së deklaroi njëzëri, madje edhe me miratimin e vendit sulmues, Rusisë, se ekziston një “shqetësim i thellë” për konfliktin në Ukrainë.
Në të njëjtën kohë Këshilli i Sigurimit vlerësoi përpjekjet për ndërmjetësim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Do të rivihet në lëvizje diplomacia?
Kjo shihet si deklarata më e dobët e mundshme e kësaj instance, por edhe si një shenjë shprese, që të vihet në lëvizje diplomacie në OKB. “Pas takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së me presidentin rus, Vladimir Putin, ky është një sinjal se Rusia dhe Perëndimi janë të gatshëm t’i japin Guterres një shans për diplomacinë e ecejakeve”, tha eksperti i OKB-së, Richard Gowan, nga thinktanku Crisis Group.
Rusia pas marshimit në Ukranë i kishte penguar të gjitha nismat e Këshillit të Sigurimit në lidhje me luftën me veton e saj. Diplomatët perëndimorë flasin për ndarje të thella në komunikimin e përditshëm me përfaqësuesit e Moskës. Në Këshillin e Sigurimit bëjnë pjesë 5 anëtarë të përhershëm dhe fuqi me veto, SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe, si edhe 10 vende me vend jo të përhershëm. /DW
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji














