Kosova
Këshilli i Sigurimit debaton sot për Kosovën
Këshilli i Sigurimit të OKB do të merret sot (07.01) me Kosovën. Pritet të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për gjendjen në tre muajt e fundit dhe aktivitetet e UNMIK-ut.
Këshilli i Sigurimit është kryesisht i shqetësuar për tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit. Ato janë rritur muajt e fundit, mbas aprovimit të ligjit për transformimin e forcave të sigurisë në ushtri. Për këtë Këshilli i Sigurimit diskutoi më 17 dhjetor. Mbas mospranimit të Kosovës në Interpol, Kosova vendosi tarifa prej 100% mbi mallrat e importuara nga Serbia. BE dhe SHBA kanë kërkuar që ky vendim të pezullohet. Ndër elementet që përmenden në raport është edhe fillimi i pnës së Dhomave speciale për krimet në Kosovë. Dy muajt e fundit zyra e Prokurorit të Dhomave speciale ka bërë intervista me disa nga komandatët e ish-UÇK-së. Zyra e Prokurorit pritet të ngrejë paditë e para që këtë vit, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.
Çështjet kryesore
Këshilli i Sigurimit do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e vendimeve të Kosovës për transformimin e forcave të sigurisë në ushtri, thuhet në raportin e KS-së. Po ashtu do të ndjekë zhvillimet për një marrëveshje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë korrigjimet territoriale, marrëveshje që mund të ketë efekte në vendet fqinje dhe nxitjen e tensioneve etnike në rajon.
BE ka qenë ndërmjetësuesi kryesor i dialogut me arritjen e një marrëveshjeje më 2013, baza e të cilës është krijimi i komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Në disa zona ka pasur përparime, por Këshilli i Sigurimit vëren mungesën e zbatimit të aspekteve kryesore të marrëveshjes.
Disa vende anëtare të KS-së, kryesisht ato që e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur, vazhdojnë të kërkojnë reduktimin e Misionit të UN në Kosovë, UNMIK. Këshilli i Sigurimit mund të marrë një propozim për të ndryshuar ciklin e raportimeve dhe ndryshimin e formatit të takimeve. Këshilli i Sigurimit mund t’i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të rishikojë mandatin e UNMIK-ut.
Kush bën pjesë në KS
Presidencën e Këshillit të Sigurimit këtë muaj e mban Guinea Ekuadoriale. Ndërsa anëtarë të KS-së janë pesë vendet e përhershme: Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe dhjetë të përkohshmet: Belgjika, Bregu i Fildishtë, Republika Domenikane, Gjermania, Indonezia, Kuvajti, Peruja, Polona dhe Afrika e Jugut.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% Kompania ajrore SWISS ka zgjeruar masat e saj të kursimit të kostove për stafin në tokë.... -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor














