AT Balkani
Këto janë katër shtetet ku Trump synon fitore bindëse
Presidenti i SHBA-së Donald Trump shprehu bindjen e tij se ai ka një shans shumë të fortë për të fituar zgjedhjet presidenciale.
Kandidati republikan, i cili sipas sondazheve të opinionit qëndron pas rivalit të tij demokrat Joe Biden, vlerësoi se “masat e pabesueshme” të pranishme në tubimet e tij parazgjedhore do të pasqyrohen në votat e shumta për rizgjedhjen e tij.
“Ne do të fitojmë bindshëm në Teksas, Florida dhe Arizona. Unë mendoj se rezultatet do të jenë shumë të mira për ne në Karolinën e Veriut”, tha Trump për Fox News, duke iu referuar disa shteteve federale ku rezultatet mund të ishin të afërta.
Trump tha se beson se do të fitojë në Pensilvani, një shtet tjetër kyç. Ai tha se do të fitonte më shumë se 306 vota elektorale siç fitoi në 2016. Për të fituar Shtëpinë e Bardhë, kandidati presidencial duhet të marrë të paktën 270 nga 538 votues, të cilët jepen në nivelin shtetëror.
Trump tha për Fox se ai do të kalonte ditën e sotme të zgjedhjeve duke telefonuar njerëzit që ishin besnikë ndaj tij dhe se ai do të shkonte në selinë e tij zgjedhore në shtetin e Virxhinias për të falënderuar stafin, raporton AP.
Ai hodhi poshtë shqetësimin e disave se ai mund të shpallte fitoren përpara njoftimit zyrtar të rezultateve nga vendi. I pyetur se kur do të shpallet fitues, ai tha “vetëm kur ka fitore”, raporton agjencia AP.
Trump parashikon që nëse ka trazira, ‘atëherë do të jetë në qytete ku demokratët janë në pushtet’, të tilla si Çikago, Nju Jork, Portland, Okland, dhe Baltimor, dhe ai fajëson “udhëheqjen e dobët” për këtë.
Të tjera nga AT Balkani
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran? Sistemi shëndetësor zviceran renditet ndër më të mirët në botë, por disa gjëra thelbësore, si syzet,...
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”
-
Sulmi në Zofingen: Hetim penal ndaj 43-vjeçarit spanjoll