Kosova

KFOR: Bashkëpunimi NATO-BE është kyç për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, ka pritur të martën në takim të sapoemëruarin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Ata kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Komandanti përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen e plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim.