Lajme

Kina: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës duhet të ruhet

Vjen deklarata e fundit nga Kina

Ndërsa luftimet në Kiev u intensifikuan të shtunën, një diplomat i lartë kinez mbrojti qëndrimin e mbajtur para kohësh nga shteti i tij.

Ai tha se Kina beson me vendosmëri se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të ruhet, përfshirë edhe i Ukrainës, shkruan CNN.

“Kina beson me vendosmëri se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohen e të mbrohen dhe qëllimet dhe parimet e (Kartës së OKB-së) të respektohen me seriozitet të vërtetë. Ky pozicion i Kinës është konsistent dhe i qartë dhe vlen njëlloj për Çështjen e Ukrainës”, shkroi Liu Xiaoming, përfaqësuesi special i qeverisë kineze për çështjet e gadishullit korean”.

Ndryshe, Kina është njëra ndër aleatet kryesore të Rusisë në politikën ndërkombëtare.