Bota

Zgjidhet gruaja e parë presidente në Greqi

Kjo është një ngjarje historike për Greqinë

Parlamenti grek shpalli sot një grua si presidente të vendit.

Kjo është një ditë historike për vendin, pasi Katerina Sakellaropoulou është presidentja e parë femër në Greqi, e cila u zgjodh me 261 vota.

Përveçse presidente, ajo është e para që pranohet edhe nga tri parti parlamentare.

Rasti i Sakellaropoulou është i veçantë, pasi presidentja e re nuk është pjesëtare në asnjë parti politike të vendit.

Presidentja 63-vjeçarje është gjyqtare në Gjykatën e Lartë dhe avokate e të drejtave të njeriut.