Kosova
Knaus: Kosova nuk do të jetë në agjendën e KiE-së më 17 maj, letra erdhi vonë
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se nuk pret që Kosova të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë, përcjell albinfo.ch.
Kjo, me gjithë faktin se Kosova tha të enjten se i ka dërguar letër Këshillit të Evropës për ta njoftuar se është duke përgatitur draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për ta dorëzuar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
“Mendoj se letra ka ardhur pak me vonesë”, thotë Knaus, i cili ka përcjellë nga afër rrugëtimin e Kosovës drejt KiE-së.
“Por, mendoj se vendet anëtare duhet të thonë se e mbështesin nismën e Kosovës dhe duhet të bëjnë thirrje për një samit të jashtëzakonshëm së shpejti – me shpresë brenda disa javësh”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Asambleja Parlamentare e KiE-së ka votuar për pranimin e Kosovës më 16 prill dhe vendimi përfundimtar ka kaluar te Komiteti i Ministrave.
Ndërkohë, disa vende, si Gjermania dhe Franca, kanë kërkuar nga Kosova që të bëjë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, për t’i bindur qeveritë skeptike që të votojnë në favor të saj për anëtarësim në KiE.
Qeveria e Kosovës, fillimisht, e ka refuzuar këtë kusht.
Gerald Knaus: Do të duhej të ishte ndryshues loje. Le të jemi të qartë se cili ka qenë qëndrimi i Kosovës dhe i demokracive evropiane. Kosova është zotuar në letrën e tri institucioneve të saj – presidenti, kryeministri dhe kryetari i Parlamentit – drejtuar Këshillit të Evropës, se do të ndërmarrë një hap për ta bërë këtë të mundur sa më shpejt. Por, në letër nuk thuhet se ky asociacion duhet të jetë i tillë që të pranohet nga [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, sepse nuk do të ketë kurrë një të tillë.
Andaj, me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të një drafti që kanë hartuar dy institutet më të shquara në Evropë – Instituti Evropian për Paqe dhe organizata Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) – Kosova e përmbush obligimin e saj. Pastaj, u takon komunave me shumicë serbe të thonë se duan ta krijojnë këtë asociacion. Nëse nuk duan ta krijojnë, ai nuk mund t’iu imponohet. Por, Kosova e ka përmbushur obligimin.
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës duhet ta mbështesë pastaj votën në Asamblenë Parlamentare për pranimin e Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit













