Kosova
Konjufca: Kosova ndihet e kërcënuar nga Serbia
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë sot se Kosova ndihet e kërcënuar nga Serbia dhe, sipas tij, nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe Serbia nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Konjufca këtë deklaratë e bëri në ceremoninë e rekrutimit të kadetëve të FSK-së.
Ai tha se Kosova nuk është shtet që ka pretendime territoriale, por siç tha ai, ndihet e kërcënuar nga Serbia.
“Jemi plotësisht të vetëdijshëm si popull se gjithçka që arritëm e bëmë së bashku me miqtë tonë ndërkombëtarë. Orientimi ynë është i qartë. Duam të jemi pjesë e NATO-s, Aleancës më të fuqishme të botës që i përfshin shtetet demokratike. Nuk jemi shtet që kemi pretendime territoriale, jemi republikë demokratike. Por ndihemi të kërcënuar nga Serbia”, ka thënë Konjufca.
“Paqja jonë po rrezikohet nga agresioni i Federatës Ruse mbi Ukrainën. Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në tokën evropian pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe Serbia nga Kosova”, u shpreh tutje kryetari i Kuvendit.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori














