Lajme
Kontrollori mbytet nga treni pasi ngujohet në derën e tij
Punonjësi 54 vjeçar në fjalë ka mbetur i ngujuar në një derë të trenit dhe është bartur zvarrë nga ai, duke mbetur i vdekur
Një përcjellës trenash (kontrollor) ka humbur jetën në një aksident pune që ka ndodhur natën e të dielës, rreth orës 24.00 në Baden të Kantonit Aargau. Punonjësi 54-vjeçar ka mbetur i ngujuar në një derë të trenit dhe është bartur zvarrë, duke mbetur i vdekur, shkruan sda.ch.
Ndërmarrja Hekurudhore Federale Hekurudhore e Zvicrës (SBB) në një komunikatë ka shkruar se trenat e llojit të këtij ku ndodhi aksidneti do t`i nënshtrohen një kontrollimi më të thelluar, transmeton albinfo.ch. “Incidenti na ka prekur thellë dhe ai na obligon që të mos lejojmë kompromise sa i përket sigurisë”, thuhet veç tjerash në komunikatë.
Lokomotivisti i trenit nuk e kishte parë aksidentin, pasi që treni në fjalë ka një gjatësi prej 250 metrash. Kështu, ai e ka nisur trenin në momentin kur është fikur llamba në kabinën e tij, e cila tregon nëse ndonjëra nga dyert është e hapur ose jo.
Por, kalimtarët e rastit në stacionin e trenit në Baden e kanë vënë re aksidentin dhe kanë alarmuar SBB-në. Gjatë kësaj kohe treni me personin e ngujuar në derë ishte nisur. Ai është ndalur vetëm pasi lokomotivisti është informuar nga qendra e drejtimit.
Aksidenti vdekjeprurës po hetohet nga Qendra Zvicerane e hetimeve të Sigurisë Sust.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë