Lajme
Koronavirusi në Zvicër: Katërfishohet numri i kërkesave për ndihma sociale
Pasi qe deklaruar "situata e jashtëzakonshme" më 16 mars, numri i njerëzve që kishin filluar të kërkonin ndihmë sociale qe rritur papritmas
Në dy javët e para pas mbylljes së aktiviteteve për shkak të koronavirusit në Zvicër, numri i kërkesave për ndihmë sociale është katërfishuar.
Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Cyrihut (ZHAW), të goditur nga kjo janë veçanërisht të ashtuquajturit “working Poor” (shtresa e të varfërve që punojnë), shkruan srf.ch.
Pasi qe deklaruar “situata e jashtëzakonshme” më 16 mars, numri i njerëzve që kishin filluar të kërkonin ndihmë sociale qe rritur papritmas.
Më të prekurit nga kjo dukuri janë njerëzit e vetëpunësuar dhe punonjësit me paga që paguhen për orë pune ose me punë të pasigurta me kohë të pjesshme.
Sipas studimit, ekzaminimi i aplikacioneve për ndihmë sociale është i vështirë për shkak të rrethanave aktuale, sepse kontakti personal në veçanti është i kufizuar rëndë, transmeton albinfo.ch. Nëse do të ketë vonesa, kjo mund të çojë në situata akute emergjente për të prekurit.
Për sondazhin e bërë u është përdorur një mostër e rastësishme e 400 shërbimeve sociale në kantonet: Aargau, Bernë, Lucern, Thurgau dhe Cyrih. Ato përfshijnë të gjitha rajonet kryesore të Zvicrës që flasin gjermanisht, zonat rurale dhe urbane, përcjell albinfo.ch. Kanë marrë pjesë 169 persona, kryesisht nga sektori i menaxhimi i shërbimeve sociale të komunave.
Përgjigjet ishin të mundshme deri më 15 Prill. Pak më shumë se një javë më vonë, pra sot, është tashmë në dispozicion vlerësimi prej rreth njëzet faqesh.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje














