Lajme
Kosova bëhet me udhërrëfyesin e vizave
Udhërrëfyesi për Kosovën përmban 101 kritere, që është për dy herë më shumë nga ato të vendeve të rajonit
Sot në Bruksel, ministres për integrim Vlora Çitaku i është dorëzuar nga komisioneria e BE-së Cecilia Malmstrom dokumenti me udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Delegacioni i Kosovës, ku bënte pjesë edhe ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi, ka shprehur optimizmin për plotësimin e kritereve të kërkuara nga udhërrëfyesi.
Udhërrëfyesi për Kosovën përmban 101 kritere, që është për dy herë më shumë nga ato të vendeve të rajonit. Zyrtarët e BE-së kanë sqaruar se kjo është bërë në mënyrë që të mos përsëriten gabimet e bëra me shtetet e rajonit.
Për ministren e integrimit, Vlora Çitaku marrja e udhërrëfyesit është fryt i punës së përgjithshme të institucioneve të Kosovës. Mirëpo ajo nuk ka përmendur ndonjë afat se për sa kohë do të mund të arrihet liberalizimi i vizave.
Vendet e rajonit është dashur të prisnin liberalizimin e vizave nga dy deri në tre vite pas marrjes së udhërrëfyesit. Por, drejtuesit e institucioneve të Kosovës, kanë optimistë dhe shpresojnë se në rastin e Kosovës, liberalizimi i procesit të vizave do të marrë më pak kohë.
E-Diaspora
-
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit Vaxhid Sejdiu, bashkëkryetar i LAPSH “Naim Frashëri” – Zvicër uron për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit... -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë -
Ida Jashari dhe përkushtimi për ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët në Zvicër -
Dita e Inxhinierëve në EPFL bashkon studentët shqiptarë dhe profesionistët në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Sot voton Zvicra Votuesit zviceranë do të japin mendimin e tyre për katër çështje të mëdha që do të... -
Mijëra pjesëmarrës në grevën feministe në Lozanë dhe në Cyrih -
Ylfete Fanaj hapi zyrtarisht stacionin e policisë në Ebikon -
Asnjë fluturim special: Ndalohen fluturimet e reja zvicerane nga Omani -
Pse kartëmonedhat zvicerane ndryshojnë kaq shpesh













