CH-Ballkani
Kosova do ta kryesojë Forumin Rajonal të MARRI-t
Në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës është mbajtur Forumi Rajonal i Iniciativës Rajonale për Migracionin, Azilin dhe Refugjatët (MARRI).
Siç njofton Ministria e Brendshme e Shqipërisë, në këtë takim u miratuan rekomandimet e Komitetit të MARRI-t mbi raportin vjetor të aktiviteteve të iniciativës rajonale për vitin 2019 si dhe palët kanë miratuar Deklaratën e Sarajevës, përcjell albinfo.ch.
“Duke qenë se Forumi Rajonal i MARRI-t është edhe instanca më e lartë e kësaj iniciative, ky takim kreu edhe traditën e përvitshme të kalimit të Presidencës, ku për vitin 2020 Presidencën e MARRI-t do ta ketë Republika e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në takim ishte e pranishme edhe zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda.
“Në këtë kontekst, ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të rritur kapacitetet e menaxhimit në strukturat e azilit, në përputhje edhe me direktivat e BE-së dhe me Raportin e Progresit të vitit 2019”, citohet të ketë thënë Voda.
Ajo tha gjithashtu se çështjet e menaxhimit të migracionit, vazhdojnë të përbëjnë një nga sfidat kryesore të Qeverisë shqiptare, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe gjithë strukturave të tjera, me detyra dhe përgjegjësi të drejtpërdrejta në këtë drejtim.
“Që nga muaji Qershor 2018 Ministria e Brendshme ka udhëhequr procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Migracionin dhe Planit të saj të Veprimit, si dhe gjate fillimit të vitit 2019, ka përditësuar “Planin Përgatitor, për një fluks të mundshëm masiv migrantësh dhe azilkërkuesish në kufirin shqiptar”, nënvizoi zv.ministrja.
Voda pohoi se në 21 maj 2019, Agjencia e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex), në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, kanë zhvilluar operacionin e parë të përbashkët në territorin e një vendi fqinj, jo të BE-së, në zbatim të marrëveshjes me Bashkimin Evropian, për bashkëpunimin në menaxhimin e kufirit midis Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex), nënshkruar më 5 tetor 2018.
Ajo rikujtoi, se një ndër objektivat e Qeverisë shqiptare/Ministrisë së Brendshme është dhe parandalimi dhe lufta kundër trafikimit të personave, aktet ligjore të miratuara vitin e kaluar, sikurse Plani Kombëtar i Veprimit për luftën kundër trafikimit të personave 2018-2020 dhe Procedurat Standarde të Veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit kanë si qëllim kryesor mbrojtjen, identifikimin, referimin, asistencën dhe riintegrimin e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve















