Lajme
Kosova e mbuluar nga mjegulla
Mjegulla ka mbuluar kryesisht Prishtinën me disa fshatra, Fushë Kosovën, Drenasit, Lipjan, Obiliqin dhe një pjesë të madhe të Gjilanit
Ka disa ditë që një mjegull e dendur e ka mbuluar një pjesë të madhe të Republikës së Kosovës, duke vështirësuar në masë të madhe qarkullimin e automjeteve, por edhe të aeroplanëve. Mjegulla ka mbuluar kryesisht Prishtinën me disa fshatra, Fushë Kosovën, Drenasit, Lipjan, Obiliqin dhe një pjesë të madhe të Gjilanit.
Kështu sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mjegull në shumicën e vendeve në Kosovë do të ketë edhe gjatë ditëve të vikendit. Ndërsa kur merret parasyshë që është stina e dimrit, temperaturat po vazhdojnë të jenë relativisht të ngritura, duke shkuar ditën deri në 9 gradë celsius në disa lokacione.
”Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet -1 deri-3 gradë celsius, kurse maksimalja e ditës pritet të lëvizë ndërmjet 5-9 gradë celsius, deri sa në vende ku mjegulla do jetë e qëndrueshme temperaturat maksimale nuk do të lëvizin mbi 4 gradë. Kjo gjendje bllokuese anticiklonike vazhdon të mbetet tutje mbi Gadishullin Ballkanik”, konsideron Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.
Mjegulla ka shkaktuar vonesa edhe në fluturimin e aeroplanëve në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Derisa gjatë javës së kaluar disa fluturime janë anuluar, këto ditë duket se transporti ajror është normalizuar.
E-Diaspora
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Zvicër
-
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor,... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë














