Sport
Kosova kundër Ukrainës në terren neutral
Ndeshjet ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës mund të zhvillohen në Turqi, pasi Ukrainë nuk i pranon pasaportat e Kosovës
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të marrë pjesë për herë të parë në kualifikime, derisa do të garojë kundër disa shteteve që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Një prej tyre është Ukraina dhe kjo bën që shtetasit e përfaqësueses së Kosovës të mos lejohen të futen në territorin e tyre me atë mjet identifikimi me statusin e sportistëve dhe të një ekipi përfaqësues futbolli.
Kjo ka sjellë një shqetësim për pjesën e futbollit, pasi zyrtarë të Federatës së Futbollit të Ukrainës nuk e dinë se ku do ta organizojnë ndeshjen eliminatore për Kampionatin Botëror “Rusi 2016” kundër Përfaqësueses së Kosovës. Federata ukrainase ende nuk ka marrë lejen nga qeveria në Kiev nëse do të lejohet Kosova të futet brenda territorit ukrainas dhe të luajë, ndaj është vënë përpara përgjegjësisë për organizimin e këtij takimi.
Për këtë, Ukraina është detyruar që në FIFA t’i paraqesë dy stadiume, përfshirë një alternativë për këtë ndeshje. Stadiumi i parë është ai i Odesas, në jug të Ukrainës, kurse si alternativë është vendosur një tjetër impiant në Turqi. Në rast se qeveria ukrainase, refuzuese e pavarësisë së Kosovës, nuk lejon që kjo ndeshje të luhet në Ukrainë, atëherë ajo do të zhvillohet në Turqi.
Megjithatë, kjo nuk po ndodh vetëm në futboll, por pritet që të ndodhë edhe në basketboll, ku Kosova e Ukrainë janë në një grup.
“Për shkak të mungesës së marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës, ekipi ynë do të ketë një ndeshje më pak si ekip vendas gjatë kualifikimeve të Eurobasketit 2017. Të dyja ndeshjet kundër Kosovës do të zhvillohen në teren neutral”, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Ukrainës.
Këto dy ndeshje mund të zhvillohen në një teren neutral si Lituania, Letonia apo Polonia. Më parë është folur edhe Turqia si një vend ku mund të luhen këto dy ndeshje.
E-Diaspora
-
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet Modeli i biznesit është i strukturuar në mënyrë transparente pasi klientët paguajnë vetëm për kohën dhe... -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo -
Dr. Hekuran Bytyçi, një mjek nga Kosova, me pozitë udhëheqëse në Lugano
Jeta në Zvicër
-
Zvicra unifikon sinjalistikën e shtigjeve për biçikleta malore me pesë nivele vështirësie Sistemi i ri synon të rrisë sigurinë e çiklistëve duke vendosur një sinjalistikë të njëjtë në... -
Gjykata Evropiane dënon Zvicrën për mungesën e ushqimit vegan në burgje -
Kriza e Volkswagen prek edhe Zvicrën -
Shpërthen zjarr i madh në hotelin “Continental Park” në qytetin e Lucernës -
Policia zvicerane sqaron rregullin që shumica e shoferëve nuk e dinë: Futuni vetëm në fund të korsisë











