Kosova
Kosova, pjesëmarrëse në Kongresin më të madh europian të blerësve
Në kuadër të bashkëpunimit strategjik të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) me Asociacionin për Menaxhim të Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës (BME) në Gjermani – Kosovës i mundësohet pjesëmarrja në Simpoziumin e 54-t të BME në Berlin më 13-15.11.2019 në Berlin.
Organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare sivjet për herë të dytë Kosova prezantohet me stendat e saj në këtë event të madh ekonomik.
Delegacioni kosovar përbëhet nga firma anëtare të OEGJK-së: M-Technologie, IMK, Auromatics, Natural Arts – Software Artisan, Devolli Corporation, University for Business and Technology, Iron Consulting dhe KosBit, dhe kryesohet nga drejtoresha menaxhuese e OEGJK-së, Nora Hasani, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori Beqë Cufaj sot ka vizituar përfaqësuesit nga Kosova dhe ka takuar edhe udhëheqësin kryesor të kësaj ngjarjeje ekonomike, Dr. Silvius Grabosch, si dhe ka bashkëbiseduar me bizneset nga Kosova. I pranishëm në këtë bashkëbisedim ishte edhe z. Helge Tolksdorf, Drejtor për Zgjerimin e BE-së në Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA Nga Shqipëria në NASA, historia frymëzuese e inxhinierit Armian Hanelli... -
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta

















