Futboll
Kosova shpreson në rezultat pozitiv kundër Malit të Zi
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e fundit në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, para ndeshjes kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Malit të Zi.
Në stërvitjen e mëngjesit të pranishëm ishin të gjithë futbollistët, të cilët janë ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes, transmeton albinfo.ch.
Trajneri zviceran, në këtë stërvitje, u fokusua në fazën e mbrojtjes, duke aplikuar edhe disa skema nga krahët.
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, shpreson që atmosfera e mirë që është krijuar brenda, të shfrytëzohet për t’i arritur edhe rezultatet pozitive.
Optimist para kësaj ndeshje është shprehur edhe qendërmbrojtësi Fidan Aliti, që thotë se synojnë vetëm fitoren në këtë përballje.
Kosova, stërvitjen e fundit do ta zhvillojë të enjten në mbrëmje, në Podgoricë të Malit të Zi.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih












