Kosova
Kosova të hënën fillon me fazën e dytë të lehtësimit të masave
“Hapja e fazës së dytë mund të vazhdojë më 18 maj, ashtu siç është planifikuar. Tashmë kur do të marrim vendim nga faza e parë në të dytën, duhet të punojmë që së bashku të ulim infektimet”, tha Kurti
Kryeministri Kurti në konferencën e sotme për media ka bërë të ditur se nga e hëna do të vazhdohet me fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër COVID-19.
Ashtu siç është planifikuar, më 18 maj do të hapen disa biznese.
“Hapja e fazës së dytë mund të vazhdojë më 18 maj, ashtu siç është planifikuar. Tashmë kur do të marrim vendim nga faza e parë në të dytën, duhet të punojmë që së bashku të ulim infektimet”, tha Kurti në konferencën për medie.
“Faza e dytë nënkupton hapjen e ekonomisë e numër të shtuar të qytetarëve. Nga e hëna hapen këto biznese: floktarët e sallonet e ondulimit, stomatologët, tregtarët me pakicë e tregu i gjelbër, gastronomia (take-away), transporti urban e ndërurban me leje, si dhe hapja e galerive dhe muzeve. Por, meqenëse rreziku s’ka kaluar, edhe në fazën e dytë do të ketë kufizim të lëvizjeve, por do të shtohet një orë. 2 herë në ditë nga 2 orë, sipas shifrës së fundit të kartës së identitetit”, ka shtuar ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër Autoritetet e Cyrihut, përveç gjuetisë, po përqendrohen në masa të reja parandaluese kundër dëmeve të shkaktuara... -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë















