Lajme
Kosova, “trampolinë” e azilkërkuesve të huaj
Këtë vit me kërkesa për azil në Kosovë prin Siria, pastaj në renditje janë azilkërkuesit nga Algjeria, Iraku, Palestina dhe Maroku. Shumica e azilkërkuesve ikin në BE
Kosova përveç që është bërë “burim” i emigracionit për vendet e Bashkimit Evropian, kohëve të fundit po shfrytëzohet edhe si transit për refugjatët aziatikë dhe afrikanë, që e kanë synim BE-në. Në shumë raste, refugjatët vijnë në Kosovë, dhe pas një qëndrimi njëjavor ikin nga qendra e refugjatëve.
Habibe Zeqiri është udhëheqëse e Divizionit të Azilit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ajo tha se nga janari i këtij viti e gjerë më tani, janë bërë 32 kërkesa për azil, kryesisht nga shtetasit sirianë, algjerianë, por edhe vendet tjera që po zhvillohet lufta, Irak e Siri
“Realisht Kosova është vend transit i tyre, ndoshta për një kohë shumë të shkurtër ata edhe e lëshojnë qendrën për azil, ku janë të vendosur. Brenda statistikave që ne i kemi nxjerr prej 7 deri në 10 ditë është mesatarja kur ata veçse e lëshojnë Kosovën, por ka raste edhe kur brenda dy apo tri ditësh largohen”, ka thënë ajo, citon KP.
Zeqiri sqaron se azilkërkuesit që vinë në Kosovë strehohen në qendrën për azil që gjendet në fshatin Magurë, e cila i plotëson kushtet sipas standardeve evropiane.
Ndërsa, Fitim Zariqi udhëheqës i Qendrës për Azil, thotë se një person mund të parashtrojë kërkesë për azil në një pikë kufitare, në ndonjë stacion policor brenda territorit të Kosovës apo edhe në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion, dhe varësisht se ku ka kërkuar azil, atij i mbushet formulari inicial.
Zariqi shton se pas kësaj procedure personi sillet në këtë qendër dhe akomodohet.
“Sigurisht qendra për azil është e hapur 24 orë dhe 7 ditë në javë dhe pranon azil kërkues në çdo kohë, pastaj kur ta sjell Policia e Kosovës në qendër bëhet pranimi i azil kërkuesit, lëshohet një flet pranim dhe pastaj fillohet procedura e brendshme e qendrës që nënkupton caktimin e një dhome dhe pajisjen me pako higjienike, shujtën ditore dhe gjërat tjera jetike që janë brenda qendrës që i ofron qendra” , ka thënë ai
Sipas tij, këtë vit me kërkesa për azil prin Siria, pastaj në renditje janë azilkërkuesit nga Algjeria, Iraku, Palestina dhe nga Maroku.
“Ata janë të lirë që të dalin nga ora 7 mëngjesit deri 22 mbrëmje dhe në rast se nuk kthehen në ora 22 ne e njoftojmë policinë e migracionit dhe policinë kufitare që personi nuk është kthyer në qendër dhe nuk dihet vendndodhja e tij, pastaj është procedurë e organeve tjera që të shikojnë se ku ka mbetur”, ka potencuar Zariqi.
Ndryshe, shumica e këtyre refugjatëve e kanë destinacion BE-në, prandaj pasi të rehabilitohen pak në Kosovë, gjejnë edhe mundësi për të ikur drejt vendeve evropiane.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Marrëdhëniet romantike midis gjyqtarëve shkelin “zakonet” e vendosura të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme Federale”. Ky ishte... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit













