Lajme
Kosovarët më shumë e shfrytëzojnë aeroplanin se trenin
Në tremujorin e tretë të këtij viti, 66 mijë kosovarë e kanë shfrytëzuar trenin për udhëtim brenda vendit, ndërsa 541 mijë kanë udhëtuar me aeroplan
Qytetarët e Kosovës më shumë e kanë shfrytëzuar aeroplanin për flurime jashtë vendit se sa udhëtimet me tren brenda Kosovës. Madje dallimi ne tremujorin e tretë të këtij viti, është dukshëm më i lartë, duke kaluar shifrat në 8 ose 9 fish më shumë me aeroplan se sa me tren.
“Në tremujorin e tretë të vitit 2015, numri i pasagjerëve, që e kanë shfrytëzuar trenin, si mjet udhëtimi është 66 mijë pasagjerë. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014, numri i udhëtarëve është ulur për 12.7 për qind”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) publikuar sot rreth Statistikave të Transportit dhe Telekomunikacioni.
Ky publikim përfshin statistikat për Transportin Ajror, Hekurudhor dhe Postë Telekomunikimin.
“Numri i udhëtarëve që e kanë shfrytëzuar aeroplanin, si mjet transporti, është rreth 541 mijë. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 14.6 për qind’, thuhet në raportin e ASK-së. Numri i fluturimeve gjatë tre muajve, sipas ASK-së, është 2150 ose 11 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Ndryshe, në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 kilometra binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë të udhëtarëve, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh. Transporti i mallrave me tren në tremujorin e tretë të vitit 2015 është 173 mijë tonë, ose ka një ulje për 45 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” Qeveria e Zvicrës ka përshkruar jo vetëm anët negative që sheh nëse nisma “Jo 10 milionëve”... -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian” -
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues












