Lajme
Kosovarët me shumë udhëtojnë me aeroplan se me tren
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, me tren kanë udhëtuar 64 mijë qytetarë ndërsa me aeroplan rreth 400 mijë kosovarë
Ndryshe nga qytetarët tjerë të vendeve evropiane, qytetarët e Kosovës e shfrytëzojnë tetë herë më shumë aeroplanin si mjet udhëtimi se sa trenin. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, me tren kanë udhëtuar 64 mijë qytetarë ndërsa me aeroplan rreth 400 mijë.
Këto statistika ASK i publikoi në raportin e rregull të saj lidhur me : “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit” për tremujorin e katërt (TM4) 2016, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor dhe Postë Telekomunikacionin.
Sipas ASK-së, Kosova ka gjithsej 333 kilometra binarë hekurudhorë për transport dhe 110 kilometra binarë hekurudhorë privatë. Ndërsa, në të qarkullojnë 8 lokomotiva disel , të cilat bartin 27 vagonë: 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.
“Në tremujorin e katërt të vitit 2016, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 64 mijë, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, numri i udhëtarëve është ulur për 8.8 për qind. Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e katërt të vitit 2016, është 133 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015) ka pasur ulje për 15.80 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.
Numri i fluturimeve në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2016, sipas ASK-së, ishte 1564, ose 12.7 për qind më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015).
“Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti, ishte rreth 394 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015), ku ka një rritje për 18.6 për qind”, thuhet në Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit për TM4 2016 publikuar sot nga ASK.
E-Diaspora
-
Spanjë: Goditet grup kriminal shqiptar që grabiste vila luksoze në Costa del Sol Pesë të arrestuar, 11 të tjerë nën hetim për grabitje vilash në Spanjë... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Londër
Londër: Performancë e jashtëzakonshme e Ermonela Jahos në “La Traviata” -
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmanin dhe Fatbardh Kqikun në Literaturhaus Cyrih -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran ndalon piroteknikën në ambiente të mbyllura Qeveria kantonale e Valais ka krijuar gjithashtu një fond për viktimat e zjarrit. Një shumë e... -
Nestlé kërkon falje pas tërheqjes më të madhe të formulës për foshnje në historinë e saj -
Gjoba tatimore për të martuarit do të marrë fund -
SHBA-të dërgojnë një delegacion të madh në Davos -
Gifi po mbyll 16 nga 31 lokacionet e saj në Zvicër












