Kosova
Kosovë: 1047 të shëruar dhe 1086 raste aktive me COVID-19
Mbrëmë dolën rezultatet e 29 pacientëve që janë shëruar nga Covid-19 në Kosovë. Kështu bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
“Më 21 qershor 2020 janë shëruar 29 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 1047 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
96 raste me COVID-19 janë konfirmuar dje në Kosovë. Sipas njoftimit nga IKSHPK-ja, këto rezultate kanë dalë pas testimit të 439 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i rasteve në terren.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftim.
Sipas IKSHPK-së, nga data 08 shkurt deri më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.517 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.169 raste, me gjithsej 36 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Zvicër
-
Nemo theu trofeun e Eurovisionit nga gëzimi Eurovision Song Contest 2025 do të zhvillohet në Zvicër. Titujt në prag të finales pikturuan një...
-
Zvicra fituese: Këto janë vendet ku mund të mbahet Eurovisioni 2025
-
Dritat veriore përsëri të dukshme në Zvicër
-
Zvicra fiton Eurovision 2024
-
Gjithçka që duhet të dini për kulturën e pishinave të jashtme të Zvicrës