Lajme
Kosovë: 77 raste të reja me COVID-19, asnjë vdekje
Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 77 raste pozitive.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar për asnjë person të vdekur.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Ndërsa sot Kosova po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me COVID-19, nga 649 testime që janë bërë, pozitivë kanë rezultuar 77”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Shëndeti riprodhues është një nga objektivat për të tre nivelet e përkujdesjes shëndetësore në Republikën e Kosovës.
Prandaj, për të plotësuar nevojat e shëndetit riprodhues, në veçanti në QKUK, Klinikën e Gjinekologjisë do të bëhet e mundur shtimi i shërbimeve nga mjekët tanë për shëndetin riprodhues.
Në tryezën e organizuar nga Qendra Evropiane për Çështje të Komuniteteve në kuadër të projektit “Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues-CARES”, theksova se menaxhimi i një sistemi shëndetësor, qoftë edhe gjatë një periudhe si pandemia kërkon fokus në të gjitha segmentet e tij.
Me këtë rast ne jemi të fokusuar që edhe shëndetin riprodhues ta trajtojmë me prioritet dhe në këtë kuptim tashmë jemi duke bërë hapa të rëndësishëm siç është:
• Plotësim ndryshimi i Ligjit për Shëndetësi,
• Ligji për Shëndetin riprodhues dhe
• Ligji për Shërbimet e Fertilizimit të Asistuar,
si dhe jemi duke punuar në hartimin e udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike për shëndetin riprodhues.
Ndërsa sot, Kosova po shenon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, nga 649 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 77. /Telegrafi/
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













