Koronavirusi: çast pas çasti

Kosovë: Edhe një i vdekur nga koronavirusi, shkon në 7 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për një vdekje tjetër nga koronavirusi, duke shkuar kështu numri total i viktimave në 7.

Në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka vdekur pacienti Z.I., i lindur më 1948, nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka vdekur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19.

Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë.