Kosova
Kosovë: Ish-zyrtarja e OSBE-së dënohet me 6 vjet burim për spiunazh
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore ish-zyrtaren e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, për veprën penale të spiunazhit.
Për këtë vepër, Gjukanoviq është dënuar me 6 vjet burgim, pasi është shpallur fajtore për bashkëpunim me shërbimin sekret serb BIA, duke përcjellë informacione të ndjeshme që lidhen me sigurinë dhe institucionet e Kosovës.
Leximin e aktgjykimit e bëri Rrahman Beqiri, në praninë e prokurorit special dhe vetë të akuzuarës Jelena Gjukanoviq.
“E akuzuara Jelena Gjukanoviq shpallet fajtore për shkak të veprës penale “spiunazhi” andaj gjykata bazuar në dispozitat e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale e gjykon: dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vjetëve I cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, tha kryetari i turpit gjykues, Rrahman Beqiri.
Sipas tij, në dënimin e shqiptuar me burg do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 28 shkurti i vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë punojnë përtej moshës së daljes në pension Pjesa e personave të moshës 64 vjeç e lart në fuqinë punëtore të përgjithshme në Zvicër... -
Zvicra tani jeton me kredi për nevojat e saj energjetike -
Kantonet e Zvicrës Perëndimore bashkohen për të kundërshtuar nismën e emigracionit -
Më shumë se gjysma e popullsisë zvicerane i konsideron kushtet aktuale sociale si “të padrejta” -
Banorët e zonës kufitare u kërkohet të sigurohen që janë të regjistruar në Francë











