Kosova
Kosovë: Kush përfiton më shumë nga milionat e Qeverisë për subvencionimin e rrymës?
Kryesuesi i bordit të ZRrE-së Ymer Fejzullahu, ka sqaruar se si pritet të bëhet llogaritja e çmimit të faturave me tarifat e reja për energjinë elektrike.
“ZRRE ka paraqitur kalkulatorin, ku secili konsumator në bazë të konsumit mund t’i vendosin në A1 kilovatët që kanë shpenzuar gjatë ditës dhe në A2 kilovatët që kanë shpenzuar gjatë natës. Nëse supozojmë, ta zëmë 600 kwh ditën dhe 200 kwh natën, janë rreth 50 euro. Për konsumin mbi 800 kwh, 800 kwh e parë do të faturohen me tarifat ekzistuese, ndërsa diferenca, po supozojmë nëse i kemi 1000 kwh, diferenca prej 200 kwh orë do faturohet me tarifën 12 centë gjatë ditës dhe 6 centë gjatë natës. Nëse i shpenzojn 801 kwh vetëm 1 kwh do të faturohet me tarifat e reja”, ka shpjeguar Fejzullahu, transmeton Albinfo.ch.
Sipas tij, ata që shpenzojnë mbi 800 kw, janë përfituesit më të mëdhenj nga subvencionimi i propozuar nga qeveria.
Kjo, siç thotë ai, sepse ata përfitojnë edhe në bllokun deri në 800kw, e njëkohësisht do të marrin zbritjen edhe për kilovatorë që shpenzojnë në bllokun mbi 800.
“100 për qind të konsumatorëve do të subvencionohen. Edhe konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 do të subvencionohen me 9 për qind. Të gjithë konsumatorët përfitojnë nga kjo zbritje. Bizneset do të kenë 0 rritje dhe konsumatorët deri në 800 kwh, zero rritje. Edhe ata që konsumojnë mbi 800, prej 21 centë, siç ka qenë propozimi, do të faturohen me 12 centë dhe 6 centë siç është vendimi i sotëm i ZRRE-së”, ka shpjeguar tutje ai në Klan Kosova.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit











