Lajme
Kosovë, marsh simbolik kundër homofobisë
Marshi kundër homofobisë është përkrahur nga USAID, Ministrisë së Kulturës dhe “Civil Right Defender”. Pjesëmarrës në marsh ka qenë edhe ambasadorja Tracey Jacobson
Tri organizata kosovare që merren me mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT, Qendra për Emancipim Shoqëror, Qendra për Barazi dhe Liri dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore, kanë organizuar sot në Prishtinë një marsh simbolik kundër homofobisë.
Marshi e ka pasur përkrahjen e Agjencisë amerikane, USAID, Ministrisë së Kulturës dhe “Civil Right Defender”. Një nga pjesëmarrësit e marshit ka qenë edhe ambasadorja amerikane, Tracey Jacobson, ndërsa për nderë të kësaj ditë edhe misioni i BE-së për sundim të ligjit në Kosovës (EULEX) ka ngritur një flamur ylber.
“Në këtë ditë ne e kremtojmë diversitetin dhe e shprehim përkrahje për angazhimet e personave Lezbikë, Homoseksualë, Biseksualë dhe Transgjinorë (LGBT) në mbarë botën për t’i gëzuar liritë e tyre pa paragjykim apo frikë “, tha Gabriele Meucci, Shef i Misionit EULEX.
Të drejtat për LGBT janë pjesë e kritereve politike të Kopenhagës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Secili vend që aspiron t’i bashkohet BE-së, sipas EULEX-it, duhet t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve të tij.
“Duke qenë pjesë e vlerave thelbësore të BE-së për tolerancën, kundër diskriminimit dhe barazinë, të drejtat e “LHBT” janë pjesë e kornizës ligjore të BE-së për parandalimin e diskriminimit”, konsideron Meuci në një komunikate për media.
Prandaj, EULEX-i, siç u tha në njoftim, do ta ngrejë flamurin Ylber për t’i demonstruar vlerat thelbësore të trajtimit të barabartë, tolerancës dhe respektimit të diversitetit, dhe sundimit të ligjit për secilin, në veçanti për pakicat si dhe atyre personave që janë të rrezikuar nga diskriminimi apo trajtimi i pabarabartë në bazë të orientimit seksual të tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Marrëdhëniet romantike midis gjyqtarëve shkelin “zakonet” e vendosura të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme Federale”. Ky ishte... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit













