Kosova
Kosovë: Mbi dy mijë aplikime për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale
Deri më tani, në Kosovë mbi dy mijë persona kanë aplikuar për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale.
Në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, këtë vit kanë deponuar historitë e tyre 81 gra e burra.
“Është gati i njëjtë trendi i aplikimeve. Është mirë që është zgjatur afati për dy vjet, sepse po vazhdojnë aplikimet. I kemi 2083 raste, të aprovuar 1650, 316 të refuzuara. 40 raste janë në pritje, 50 janë të patrajtuara”, theksoi kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit, Leonora Selmani, transmeton albinfo.ch.
Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, kërkoi më shumë informacion rreth trajtimit emocional të viktimave, për të cilat ka thënë se ka raste që kanë pasur vërejtje nga Komisioni, për faktin se kanë kërkuar të shohin shenjat e viktimave të dhunës.
“99 për qind e viktimave, këtë kanë pas problem, jo kriteret. Pas kaq shumë vitesh të vërtetojë se është viktimë e dhunës, si mundet. U është thënë ‘hiqe këmishën që ta shoh plagën, është qesharake, 25 vite pas luftës”, ka thënë ajo.
Ndryshe, gjatë luftës së fundit në Kosovë, rreth 20 mijë gra e burra nga Kosova janë dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në korrik të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar dënimin e parë për kryerje të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ish-rezervisti i policisë serbe, Zoran Vukotiq, është dënuar me dhjetë vjet burgim.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh













