Kosova
Kosovë: Mësimi filloi me respektimin e masave në shkolla
Të pajisur me maska dhe duke mbajtur distancën për mbrojtje ndaj virusit Covid-19, sot në disa shkolla të Prishtinës ka filluar mësimi.
Drejtoresha e shkollës “Faik Konica”, Jehona Oruqi, ka thënë për KosovaPrress se nën respektimin e masave kundër Covid-19, kjo shkollë sot ka filluar mësimin. Sipas saj, kjo shkollë ka respektuar masat si jashtë në oborrin e shkollës, me shenjëzimin e distancës që duhet mbajtur, po ashtu edhe brenda shkollës.
Ajo shtoi se si masë ndaj virusit Covid-19, Task Forca e shkollës ka dhënë urdhër që të mos lejohen as prindërit e fëmijëve, por as mediat që të futen në objektin e shkollës.
“Shkolla jonë ka marrë të gjitha masat e parapara nga Ministria e Arsimit, po ashtu edhe nga drejtoria komunale dhe protokollet, të cilat i kemi tani në shkollë… Ne jemi pajisur edhe me maska, si nga drejtoria komunale, po ashtu edhe nga Këshilli drejtues i shkollës, mirëpo nxënësit kanë ardhur me maskat e tyre, kështu që shkolla ka maska dhe mundet t’i furnizojë nxënësit të cilët nuk kanë maska…
Nuk ka pasur probleme, të gjithë i kanë respektuar rregullat të cilat veçse i kemi prezantuar ditë me parë tek prindërit. Po ashtu, e kemi respektuar distancën, si jashtë në shënjëzime e po ashtu edhe brenda në shkollë”, ka thënë Oruqi.
Bazuar në vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21 në kushte pandemie, ora e parë e mësimit, në të gjitha shkollat e Kosovës, do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijesimit të nxënësve lidhur me pandeminë COVID-19.
MASHT ka propozuar që më datën 14 shtator të fillojnë mësimin klasat 0, 1, 2, 3, 6, 10 në të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës. Klasat 4 dhe 5 të fillojnë mësimin tërësisht në shkollë ose me mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës, vlerësuar nga DKA dhe institucionet arsimore.
Ndërsa, në fazën e dytë, më 21 shtator, të fillojë mësimi me mësim të kombinuar për klasat 7, 8, 9, dhe 11, 12, duke vijuar mësimin dy ditë në shkollë dhe tri ditë online/në distancë.
Të gjithë janë të obliguar të bartin maska dhe MASHT ka ndarë rreth një gjysmë milioni maska për shkollat në Kosovë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














