Lajme

Kosovë, nga nesër lejohet dalja dy herë nga dy orë në ditë

Sipas vendimit të ri të qeverisë së Kosovës, qarkullimi do të lejohet dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit të letërnjoftimit.

Edhe sot qytetarët e Kosovës do të lëvizin dy herë nga 90 minuta deri në zbatimin e rregullave të fazës së dytë, që fillon nesër (18 maj). Orari i ri i qarkullimit i cili do të zbatohet nga dita e hënë pritet të publikohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Faza e dytë e lehtësimit të masave do t’i hapë edhe disa biznese në vend të cilat fillojnë veprimtarinë e tyre pas dy muajsh të mbyllura.

Me këtë datë do të të fillojnë punën edhe floktarët, dentistët, fizioterapeutët, hapet edhe tregu me pakicë, tregu i gjelbër, gastronomia (merr me vete), qendrat e thirrjeve, Muzetë dhe Galeritë.

Sipas planit të Qeverisë, me fillimin e implementimit të fazës së dytë me 18 maj, do të filloj qarkullimi i transportit hekurudhor dhe transportit urban e ndërurban, por me leje të veçantë, përcjell albinfo.ch.