Kosova
Kosovë: Nga nesër stuhi të forta dhe ndryshim temperaturash
Nga dita e hënë pritet të depërtojnë masa më të lagështa ajrore, duke sjellur destabilizim të fuqishëm në shkallë vendi.
Moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ku kryesisht orët e pasditës dhe mbrëmjes, do të jenë ato që do të karakterizohen me rrebeshe lokale shiu, herë-herë rrëke, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpërta. Po ashtu, në momente të caktuara parashihet të ketë edhe erëra mjaft të fuqishme, me shpejtësi deri në 65 km/h!
Lëvizja e këtyre stuhive gjatë këtyre ditëve do të jetë e ngadalshme, me ç’rast reshjet e shiut do të mbesin të bllokuara lokalisht, duke sjellur edhe vërshime.
Temperaturat do të pësojnë ulje nga dita në ditë, ku më e ndjeshme parashihet të jetë të Premten, rreth 20°C. Më pas të Shtunën pritet ngritje e temperaturave, përderisa reshjet do të mbesin më të izoluara. /MeteoKosova
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin













